DYLON

Kastrati pret në takim ministrin Matoshi dhe ministrin Lluka

Kastrati pret në takim ministrin Matoshi dhe ministrin Lluka
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës,  Qëndron Kastrati ka pritur në takim Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdin Lluka.

Ata vizituan punimet që janë duke u zhvilluar në kuadër të projekteve që mbështeten nga këto dy ministri

Fillimisht vizituan kompleksin e fushave sportive në shkollat e mesme, projekt ky në bashkëpunim me MMPH-në, Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati”, që po renovohet në kuadër të programit për efiçiencë nga MZHE dhe në fund vizituan punimet që jane duke u bërë ne lagjen Malësia për rregullimin e ujësjellësit, trotuarit, ndriqimit publik dhe kanalit atmosferik, i cili është në bashkëfinancim me MMPH-në.

EkoHigjiena

“Me ministrin Matoshi dhe ministrin Lluka do të kemi edhe bashkëpunime të tjera në vitin 2019 në kuadër të ministrive qe ata drejtojne, e që ato projekte do të ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve”, u shpreh Kastrati.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.