DYLON

Kastrati pret në takim koordinatorin e organizatës TIKA, Hasan Burak Ceran

Kastrati pret në takim koordinatorin e organizatës TIKA, Hasan Burak Ceran
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë me ekipin e tij ka pritur në takim koordinatorin e organizatës turke TIKA, Hasan Burak Ceran.

Para ca ditësh kryetari Kastrati kishte vizituar këtë organizatë dhe ua ka prezantuar disa projekte që janë emergjente për Kamenicën. Me këtë rast, koordinatori i TIKA-s Burak Ceran u takua me kryetarin dhe vizituan objektetet që Kastrati ua ka prezantuar për intervenim.

“Jam shumë i kënaqur që po ju vizitoj në Kamenicë, në një qytet të këndshëm e një staf kaq të ri”, u shpreh Burak Ceran.

EkoHigjiena

I pari i Komunës i sqaroi për specifikat dhe veçoritë e Kamenicës dhe bashkë me Burak Ceran i vizituan ish qendrën rinore në Kamenicë, shkollën fillore “Fan.S.Noli”, objektin e gjinekologjisë dhe konviktin e nxënësve.

Burak Ceran u shpreh se do të mundohet të i ndihmoj komunës në lidhje me konviktin e nxënësve dhe repartit të gjinekologjisë në vitin 2019.
Ai kërkoi që Komuna e Kamenicës t’i përgatisë një listë të aparaturave për repartin e e gjinekologjisë.

Pas kësaj Kastrati e Buran Ceran vizituan edhe mullinjtë me erë në Kikë, të investuara nga organizata GURIS.

TIKA e GURIS diskutuan mundësitë që këto dy organizata të bashkëpunojnë në të ardhmen për një investim të mundshëm në Kamenicë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.