DYLON

Kastrati: Për zhvillimin e vendit nuk mjaftojnë veç fjalët por veprimi me përgjegjësi!

Kastrati: Për zhvillimin e vendit nuk mjaftojnë veç fjalët por veprimi me përgjegjësi!
Avatar photo Redaksia

Buxheti i Kamenicës nuk është votuar në Kuvendin Komunale kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, ka shkruar në profilin e tij se nga 124 mijë euro sa e gjetën buxhetin për investimet kapitale, arritëm që për vitin e ardhshëm ta çojmë në 1.6 milionë apo rreth 13 fish më shumë.

‘Kamenica asnjëherë nuk ka pasur buxhet të tillë dhe nga papërgjegjshmëria e disa nga asambleistëve rrezikon që buxheti i investimeve kapitale të bie në 500 mijë euro në rast të mosvotimit të këtij buxheti. Vlerë tejet e vogël për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve. Në një çështje kaq të rëndësishme për secilën komunë, siç është buxheti, nuk duhet të jetë cak i kalkulimeve politike e personale”, ka shkruar ai.

Ja postimi i tij i plotë:

EkoHigjiena

Nga 124 mijë euro sa gjetëm buxhetin për investimet kapitale, arritëm që per vitin e ardhshëm ta çojmë në 1.6 milionë apo rreth 13 fish më shumë. 13 FISH MË SHUMË. Por, problemet e Kamenicës, rrugët e vështira të zhvillimit të këtij qyteti që për shumë vite ishte në qorrsokak nuk po u mjafton disa asamblesitëve. Sepse për ta nuk janë të rëndësishme interesat e qytetarëve por ato partiake e personale.

Edhe sot ata nuk ishin për zhvillim të Kamenicës, por për demagogji. Buxheti që kishte të parapara 1.6 milionë euro për investime kapitale, nuk u votua po nga ata që thirren në përfaqësim të interesave të popullit e zhvillimit të kësaj komune. Sepse për ta është më e rëndësishme politika sesa nevojat e këtij komuniteti të shtypun ndër vite.

Kamenica asnjëherë nuk ka pasur buxhet të tillë dhe nga papërgjegjshmëria e disa nga asambleistëve rrezikon që buxheti i investimeve kapitale të bie në 500 mijë euro në rast të mosvotimit të këtij buxheti. Vlerë tejet e vogël për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve. Në një çështje kaq të rëndësishme për secilën komunë, siç është buxheti, nuk duhet të jetë cak i kalkulimeve politike e personale.

Për zhvillimin e vendit nuk mjaftojnë veç fjalët, por veprimi me përgjegjësi! /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.