Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka bërë me dije se kemi edhe shtatë të shëruar sot në këtë komunë, nga virusi SARS-CoV-2.
“Tashmë, nga 39 raste me sëmundjen COVID-19, 35 janë shëruar plotësisht, ndërkaq që kemi edhe 3 raste aktive. Nesër, një person do të ritestohet për herë të dytë për të parë nëse e ka mposhtur virusin”, ka bërë me dije Kastrati.
Sipas tij, së shpejti edhe për Poliqkën presim lajme për shërimin e të gjithë të infektuarve.
“Ditë të mira po vijnë”, ka thënë i pari i Kamenicës.