DYLON

Kastrati: Ky monument do te jetë dokumentim i veprimtarisë së Rexhep Malës

Kastrati: Ky monument do te jetë dokumentim i veprimtarisë së Rexhep Malës
Avatar photo Redaksia

Kryetari  i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Arianit Ibrahimi kanë vizituar punimet e ndërtimit të shtëpisë muze të heroit, Rexhep Mala në Hogosht.

Kastrati ka thënë se ky monument do te jetë dokumentim i veprimtarisë së Rexhep Malës.

“Sot në Hogosht vizitova punimet e ndërtimit të shtëpisë muze të heroit Rexhep Mala. Ky monument historik do të jetë dokumentim i veprimtarisë së Rexhep Malës, që brezat e rinjë të mos harrojnë asnjëherë sakrificën e heroit Mala e gjithë bashkëveprimtarëve të tjerë. Monumentet e tilla na mësojnë për të kaluarën e vendit tonë dhe jam shumë i lumtur që punimet po vazhdojnë sipas planit”, ka thënë Kastrati.

EkoHigjiena

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Arianit Ibrahimi ka thënë se kjo shtëpi muze është një monument i rëndësishëm pasi që paraqet historin e Rexhep Malës.

“Punimet për shtëpinë muze në Hogosht të heroit Rexhep Mala janë duke vazhduar. Do të mbetet një monument i rëndësishëm për të gjithë ata të cilët duan të dinë për historinë dhe veprimtarinë e heroit Rexhep Mala dhe bashkëveprimtarëve të tij”, ka thënë ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.