Kastrati: Kamenica është një nga komunat e para që ka publikuar të gjitha kontratat me operatorët ekonomik

Kastrati: Kamenica është një nga komunat e para që ka publikuar të gjitha kontratat me operatorët ekonomik

Organizata jo-qeveritare DardanaPress në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, ka organizuar tryezë me temën “Bashkëpunimi komunë, media dhe shoqëri civile në adresimin e korrupsionit në prokurim publik”, në kuadër të projektit “Prokurimi transparent dhe efikas në Kamenicë”.

Në këtë punëtori kanë marr pjesë: kryetari Qëndron Kastrati, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Albert Sermaxhaj, shefi i Prokurimit në Komunën e Kamenicës, Urim Thaqi, Albulena Nrecaj nga organizata Inpo, përfaqësues nga shoqëria civile dhe mediat, si dhe zyrtarë të tjerë komunal.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, në këtë diskutim ka thënë se në Komunë e Kamenicëes angazhohen maksimalisht që qasja ndaj informatave të jetë sa më e lehtë për të gjithë.

“Kamenica është një nga komunat e para që ka publikuar të gjitha kontratat me operatorët ekonomik, komuna e dytë në Kosovë sa i përket transparencës në buxhet dhe së fundmi jemi vlerësuar si një nga komunat me performancë më të lartë, ku për herë të parë kemi arritur të përfitojmë grant prej rreth 286 mijë eurosh.

Transparenca është një nga shtyllat kryesore në luftimin e korrupsionit dhe për këtë bashkë me kabinetin jemi duke punuar vazhdimisht”, ka thënë ai.

Në anën tjetër Albulena Nrecaj nga organizata Inpo duke përgëzuar Komunën e Kamenicës lidhur me fushën e prokurimit, tha se gjatë monitorimit të komunave ka pasur edhe sfida sa i përket kësaj fushe.

“Qeverisja e mirë ka dy anë, prokurimin transparent dhe luftimin e korrupsionit. Komuna e Kamenicës ka pasur një performancë të mirë të prokurimit, pavarësisht sfidave që kanë pasur pothuajse të gjitha komunat lidhur me kërkesën. Megjithatë ne si organizatë kemi pasur bashkëpunim të mirë me Kamenicën lidhur me monitorimin e fushës së prokurimit”, ka thënë ajo.

Ndërsa Sherafedin Vranja nga OJQ DardanaPress ka thënë se bashkëpunimi komun, media dhe shoqëri civile lidhur me çështjet e prokurimit është mjaft i rëndësishëm.
Ky projekt realizohet në kuadër të projektit “GRAS – GrassRoots Action Support”, dhe është financuar nga

Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i implementuar nga IKS, Lens dhe FES. /2LONLINE.com/

KOMENTE