Kastrati: Jemi të interesuar ta përfshijmë diasporën sa më shumë në nivelin komunal

Kastrati: Jemi të interesuar ta përfshijmë diasporën sa më shumë në nivelin komunal

“Sot bashkë me drejtoreshën ekzekutive të organizatës GERMIN, znj. Liza Gashi, përfaqësuesin e Shoqatës “Koretini”, z. Adhurim Maka kemi diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit me diasporën dhe për këtë jemi duke përgatitur një plan strategjik”, ka bërë të ditur, Qëndron Kastrati, kryetar i Komunës së Kamenicës.

Ai ka thënë se si qeverisje janë shumë të interesuar që ta përfshijmë diasporën sa më shumë në nivelin komunal.

“Ramë dakord që të zhvillojmë takime më të shpeshta dhe komunikime virtuale me diasporën tonë dhe shoqatat që veprojnë atje”, ka thënë Kastrati.

Sipas tij, deri në fillim të muajit dhjetor, do ta kenë të definuar planin e veprimit për diasporën.

KOMENTE