DYLON

Kastrati: Jam optimist për të ardhmen e PSD-së

Kastrati: Jam optimist për të ardhmen e PSD-së
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), njëherësh kryetar i Kamenicës, Qëndron Kastrati, është shprehur i sigurt në të ardhmen politike të këtij subjekti politik.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ai ka thënë se garanci për këtë është vullneti i anëtarëve dhe programi i PSD-së.

Sipas Kastratit, për një kohë të shkurtër PSD-ja do të konsolidohet fuqishëm në çdo degë në nivel vendi.

EkoHigjiena

Duke folur për qeverisjen në Komunën e Kamenicës, Kastrati ka thënë se duke ndryshuar formën e funksionimit të brendshëm do të mundësojnë kursim më të madh të shpenzimeve të ashtuquajtura të luksit dhe riorientim të atyre mjeteve në fusha më të nevojshme për qytetarët.

“Jam ithtar i bashkëpunimit për programe e projekte në të mirë të qytetarëve dhe nuk operoj me inate në politikë. Pres një bashkëpunim të tillë edhe nga subjektet e tjera, sidomos nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Kastrati.

BURIMI: Epoka e re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.