Në Ditën Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë, kryetari i komunës Qëndron Kastrati ka falënderuar gjithë zyrtarët e Komunës së Kamenicës për angazhimin e tyre të vazhdueshëm.
“Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civilë. Në këtë ditë, dua t’i falënderoj gjithë zyrtarët të Komunës së Kamenicës për angazhimin e tyre, sidomos gjatë këtyre muajve që po përballemi me luftën ndaj pandemisë COVID-19”, tha ai.
Ndër të tjera, kreu i komunës duke vlerësuar punën e secilit nga ta, tha se kontributi i tyre në procese të zhvillimit të shoqërisë është i pamohueshëm.
23 Qershori – Dita e Shërbyesve Civilë, në botë ka filluar të shënohet me vendim nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 dhjetor 2002, kur kjo ditë është caktuar si datë tradicionale për shënimin e Ditës së Kombeve të Bashkuara për Shërbyesit. /2LONLINE.com/