DYLON

Kastrati falënderon mjekët e infermierët vullnetarë për kontributin e dhënë në situatën me COVID-19

Kastrati falënderon mjekët e infermierët vullnetarë për kontributin e dhënë në situatën me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Mjekë e infermierë, të cilët kanë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, e që për momentin janë të papunë, kanë shprehur dëshirë dhe vullnet që t’i dalin në ndihmë stafit shëndetësorë të Komunës së Kamenicës.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, duke falënderuar të gjithë këta vullnetarë për punën e tyre, ka thënë se është shumë krenarë që përveç profesionalizmit në punë, janë edhe humanë.

“Mjekë e infermierë, vullnetarë në pikën kufitare. Këta janë doktorët e infermierët vullnetarë, që po i dalin në ndihmë stafit mjekësor të QKMF-së në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”. Disa në ndërrim të mëngjesit e disa në atë të natës, por gjithmonë plot vullnet e energji për punën. Po e ritheksoj edhe njëherë që jam shumë krenar me kuadrot e Kamenicës sepse përpos profesionalizmit, janë humanë e solidarë. Shqiponjë, Fisnik, Erolind, Vlerë, Granit, Qendrim, Qemajl, Edonis, Blinerë e Jetmir, faleminderit për kontributin që jepni në këtë periudhë pandemie, pa kërkuar asgjë në këmbim”, ka thënë ai.

EkoHigjiena

Kryetari Kastrati u ka bërë thirrje që të vazhdojnë kujdesin për veten, rrethin e familjen tuaj.

Mos shtrëngoni duart e pastrojini vazhdimisht me sapun!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.