DYLON

Kastrati: Është hera e parë që janë ndarë subvencione për mbështetje të bizneseve të komunës

Kastrati: Është hera e parë që janë ndarë subvencione për mbështetje të bizneseve të komunës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me Drejtoreshën për Zhvillim Eknomik dhe Diasporë, Malinda Krasniqi dhe Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Arifi kanë bërë ndarjen e subvencioneve në sektorin e Zhvillimit Ekonomik dhe në sektorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kryetari Kastrati tha se në Kamenicë është hera e parë që janë ndarë subvencione për mbështetje të bizneseve të komunës.

“Jam tejet i kënaqur që sado pak këto subvencione do t’u ndihmojnë këtyre përfituesve. Shuma totale e subvencioneve që do t’i përfshijë të gjitha kategoritë është 20 mijë euro”, u shpreh ai.

EkoHigjiena

Këto subvencione janë ndarë në sektorin e Zhvillimit Ekonomik për kategorinë prodhuese e përpunuese, si dhe në kategorinë zejtare e tradicionale.

Ndërsa në sektorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, subvencionet janë ndarë në kategorinë e kultivimit të bimëve aromatike dhe mjekësore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.