Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, ka thënë se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dha rrjedhë historisë dhe u bë gurë themel i çlirimit të Kosovës.
Kastrati tha se rezistenca e Jasharajve na tregon se sa e shtrenjtë është liria
“Ndihem i nderuar dhe i privilegjuar dhe si Komandat i FSK-së po ju drejtohem juve në përvjetorin e rezistencës se Jasharajve në Prekaz. Kjo ngjarje ndërroi rrjedhën e historisë dhe u bë gurë themel i çlirimit të Kosovës. Rezistenca e Jasharajve na tregon se sa e shtrenjtë është liria ,” theksoi Kastrati.
Kastrati, tha se FSK ka përfunduar një proces të gjatë dhe po përgatitet në transformimin në FAK.
“FSK është forcë e të rinjve dhe forcë që punon për të ndërtuar të ardhmen , në luftën e drejtë për të formuar një shtet të fortë dhe funksional. FSK është institucioni i sigurisë më i besueshëm në vend. Ky përkushtim është lidhur me moralin dhe përkushtimin e pa ndërprerë. FSK po shkon drejt Forcës së Armatosur dhe jemi drejt krimit të saj. Tashmë FSK ka përfunduar një proces të gjatë dhe po përgatitet në transformimin në FAK,” ka thënë Kastrati.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=23060