DYLON

Kastrati e Thaçi uruan nxënësit dhe mësimdhënësit për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor

Kastrati e Thaçi uruan nxënësit dhe mësimdhënësit për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë me drejtoreshën për Arsim, Ismete Thaçi kanë vizituar sot shkollat fillore dhe të mesme. Kastrati e Thaçi uruan nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë vit të ri shkollor.

Kastrati tha se vështirësitë dhe problemet e arsimit të shtresuara ndër vite, do t’i kalojnë bashkarisht duke pasur gjithmonë në mendje të ardhmen e fëmijëve.

“E kemi për detyrë që nxënësve t’u krijojmë kushte më të mira mësimi e mësimdhënësve kushte më të mira pune”, tha ai.

EkoHigjiena

Sipas tij, kjo nuk është detyrë e lehtë sepse problemet janë të mëdha e që nuk mund të zgjidhen shpejt si me shkop magjik.

“Unë e kam vullnetin e vendosmërinë që bashkë me ju të sigurojmë që sistemi arsimor të funksionojë mbi parimet e barazisë, profesionalizmit e rritjes së cilësisë në arsim”, deklaroi kryetari Kastrati.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.