DYLON

Kastrati: Çdo ditë e më shumë diaspora po kontribuon në forma të ndryshme për atdheun

Kastrati: Çdo ditë e më shumë diaspora po kontribuon në forma të ndryshme për atdheun
Avatar photo Redaksia

“Çdo ditë e më shumë diaspora po kontribuon në forma të ndryshme për atdheun. Është për t’u admiruar dëshira dhe vullneti i dy vajzave nga Zvicra për t’iu dalë në ndihmë familjeve nevojtare në Kamenicë, Gjilan e Viti”, ka shkruar në profilin e tij, Qëndron Kastrati, kryetar i Komunës së Kamenicës.

Sipas tij, pavarësisht se janë të reja në moshë, Ilirijana dhe Arijeta Shkodra bashkë me familjen dhe shqiptarët e tjerë në Zvicër, janë mobilizuar për t’u ndihmuar familjeve në nevojë me veshmbathje, gjëra ushqimore e barëra mjekësore.

“Faleminderit gjithë bashkatdhetarëve tanë në diasporë, për kontributin e tyre të vazhdueshëm”, ka thënë Kastrati.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.