Grupit prej pesë lojtarëve shqiptarë (Behrami, Xhemaili, Shaqiri, Xhaka dhe Mehmedi) të përzgjedhur nga trajneri Hitzfeld për të luajtur për Zvicrën në ndeshjen me Shqipërinë dhe me Slloveninë, i është bashkuar edhe shqiptari i gjashtë!
Fjala është për Pajtim Kasamin, struganin 21 vjeçar të Fullhamit të Anglisë. Atë trajneri e futi në kombinim vetëm pas konstatimit të gjendjes jo të mirë të mbrojtësit të jashtëm Stephan Lichtsteiner , pas një lëndimi. Sipas Hitzfeldit, me Lichtsteiner-in nuk mund të llogaritet së paku në ndeshjen që zhvillohet në Shqipëri më 11 tetor. skruan albinfo.ch.
Megjithëkëtë ai do t`i bashkohet të hënën skuadrës në përgatitjet në Feussisberg.
Nga ana tjetër, Kasami ka luajtur të shtunën për Fulhamin kundër Stoke City, ndeshje të cilën e ka fituar 1:0 skuadra e Kasamit, ku luan edhe futbollisti tjetër i kombëtares zvicerane, Philippe Senderos.
Kasami bën pjesë në plejadën e lojtarëve kampionë botërorë nga Nigeria në kategorinë U17, në viti 2009 ku luanin edhe Shaqiri, Xhaka, etj.
Në kombëtaren zvicerane U21 ai ka luajtur 28 ndeshje ndërsa për kombëtaren A nuk është angazhuar asnjëherë deri më tash.