DYLON

Karshi armikut të jashtëm, unitet së brendshmi!

Karshi armikut të jashtëm, unitet së brendshmi!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Arsim Kastrati

Tash, me ja përmend nga pak kryeministrit metamorfozën e tij politike bënë por, me i thanë se nuk është mirë që e ka pranuar planin frankogjerman, pasi që tërë kohën i është thënë që ta pranojë atë dhe bashkësinë e komunave në të cilat serbët janë komunitet shumicë nuk bënë, nuk është korrekte!

EkoHigjiena

Edhe opozita bënë metamorfozë politike dhe bie në hipokrizi kur, për një moment e ndryshon qasjen kundrejt bisedimeve me Serbinë, kundrejt propozimeve të Amerikës dhe aleatëve të saj si dhe kundrejt qeverisë së vendit.

Deri te ky angazhim i sforcuar diplomatik i fuqive perëndimore për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk do të vinte, po të mos ndodhte lufta e madhe e Rusisë në kufirin lindor të Europës por edhe kriza e theksuar gjeopolitike në tërë kontinentin e Azisë. E vendi ynë i vogël dhe i varur nga Amerika dhe aleatët e saj europian, nuk e ka luksin ta refuzojë biletën e trenit gjeopolitik të tyre.

Plani frankogjerman i mbështetur nga Amerika, mirë që nuk është refuzuar por, në kuadrin e tij është edhe obligimi i Kosovës për formimin e asociacionit, rreth të cilit, hezitimi i shoqërisë kosovare është i kuptueshëm.

Nëse Serbia nuk tërhiqet nga këto bisedime sepse, asaj më shumë i pëlqen statuskuoja dhe sepse ka mbetur pa ndihmën e “nënës Rusi”, atëherë ky plan do të ecë përpara dhe vendi ynë do të duhet të angazhohet në dinamikat dhe vendimet e tij, shpresojmë me unitet dhe maturi të skajshme!

Pra zotërinj opozitarë, leni inatet politike për mbasi eventualisht të nënshkruhet marrëveshja dhe luani rolin më konstruktiv të mundshëm në maksimalizimin e përfitimeve që Kosova mund ti merr nga këto bisedime!

Në radhë të parë qeveria por, pse jo edhe opozita, do të duhet që ti studiojnë mirë kompetencat e të ashtuquajturit Asociacion dhe të kërkojnë garanca të forta ndërkombëtare për të gjithë marrëveshjen!

Qeveria gjithnjë ka deklaruar se është e aftë për përballimin e çdo sfide dhe ja ku e ka rastin historik, të dëshmohet e dobishme.

E do të jetë e dobishme dhe më e suksesshme nëse do të punoj së bashku me akterë të tjerë politik joqeveritar: me opozitën, shoqërinë civile dhe ekspertë të dëshmuar e dashamirës të popullit dhe shtetit të Kosovës!

Përballë sfidave të jashtme, duhet të jemi më unik!  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.