DYLON

Karateisti kosovar i pari në botë në renditjen e kadetëve

Karateisti kosovar i pari në botë në renditjen e kadetëve
Avatar photo Elife Sherifi

Karateisti i ri, Melos Gashi, ka shënuar ngritje të madhe në renditjen më të re të Federatës Ndërkombëtare të Karatesë (WKF). Gashi ndodhet i pari në renditjen e kadetëve, kategoria plus 70 kilogramë.

Ky sukses i Melosit vjen pas bërjes nënkampion i Evropës, në kampionatin evropian të mbajtur muajin e kaluar në Aalborg të Danimarkës. Melosi ka grumbulluar 1065 pikë në total, 30 më shumë se sa i dyti, Maros Janovcik (Slovaki).

“Shpresojmë që me këtë paraqitje të kohëve të fundit do të arrijë edhe titullin e më të miri të botës”, thuhet në njoftimin e Federatës së Karatesë së Kosovës.

EkoHigjiena

Medaljen e bronztë në evropian e kishte fituar edhe Albulena Gërvalla, në grupmoshën U-21. Ajo në renditjen e re të WKF-së, ndodhet e 16-ta me 510 pikë të tubuara.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.