/2L ONLINE/ – Klubi i karatesë “AS”,, pas përgatitjes sistematike, ushtrimeve të vazhdueshme, disavjeçare, në sallën sportive të shkollës fillore “Thimi Mitko”, aty edhe ku i mban ushtrimet, mbajti provimet për breza të ndryshëm, përkatësisht për KYU & DAN, për nxënësit karateistë të këtij klubi.
Para komisionit në përbërje të:
1. Rexhep Bajrami, Kryetar i Komisionit
2. Fadil Hoti, Anëtar i Komisionit dhe
3. Shkelzen Balaj, Anëtar i Komisionit,
karateistët e klubit iu nënshtruan provimit në brezat: 5 KYU ( Brezi i Verdhë ), 4 KYU ( Brezi i Kuq ), 3 KYU ( Brezi i Gjelbër ), 2 KYU ( Brezi Kaltër), 1 KYU (Brezi i ngjyrë kafe ) dhe 1 DAN ( Brezi i Zi ).
Në këtë ceremoni, përkatësisht në këtë testim të njohurive morën pjesë edhe prindërit e karateistëve e qytetarë tjerë të interesuar për të parë nxënien e diturive të nxënësve të klubit “AS”.
Kryetrajneri Alban Beqiri edhe pse me emocione, ishte i bindur se nxënësit e tij do t’i kryejnë me sukses provimet në këto kategori, ngase e dinte se karateistet kishin ushtruar vazhdimisht, kishin treguar aftësi e disiplinë dhe ishin përgatitur maksimalisht në këtë sport fisnik.
Vërtet ishte emocion dhe kënaqësi t’i shihje karateistët duke demonstruar aftësitë e tyre para komisionit me një rregull dhe disiplinë të lartë, thotë Beqiri.
Kështu, në kategorinë 5 KYU ( Brezi i Verdhë ) me sukses e kaluan provimin: Endi Jonuzi, Vlera Krasniqi, Platon Rexhepi dhe Visar Mehmeti.
Në kategorinë 4 KYU ( Brezi i Kuq) provimin e kaluan: Olt Ademi dhe Lis Imeri.
Në kategorinë 3 KYU ( Brezi i Gjelbër ): Albion Salihu dhe Dren Imeri.
Në kategorinë 2 KYU ( Brezi Kaltër ) provimin e dhanë: Art Rexhepi dhe Lumbardh Tafili.
Në kategorinë 1 KYU ( Brezi ngjyrë Kafe ), u diplomuan: Belinë Rashiti dhe Hatixhe Zejnullahu.
Ndërsa në kategorinë 1 DAN ( Brezi i Zi ) me brez të Zi u gradua Tahir Ajvazi.
Kryetrjaneri i klubit “As” u shpreh i kënaqur me aftësitë e nxënësve karateist dhe shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhshmen do të punojë edhe më shumë, në mundësitë që i ka, duke i falënderuar komisionin dhe duke i uruar nxënësit për brezat e ri që kishin marrë.
Pak historik përgatitur nga Ismet Tafili, sekretar i klubit “AS”
Po bëhen gati pesë vite që kur u themelua Klubi i karatesë “As” dhe në këto pesë vite, përkundër kushteve jo të mira të zhvillimit të ushtrimeve dhe aktiviteteve tjera, ka pasur suksese të shumta. Kryetrajneri Alban Beqiri me punë të këmbëngulëse, vullnet e investim shpesh edhe personal, nuk e ndërpreu punën asnjëherë më të rinjtë, dashamirë të karatesë. Për këtë arsye edhe nuk i munguan edhe sukseset.
Në këto, gati pesë vite ekzistence, Klubi “AS” mori pjesë, pothuajse, në të gjitha evenimentet sportive të karatesë, përkatësisht në të gjitha garat, kombëtare e ndërkombëtare. Karateistët e këtij klubi u pajisën me medalje të shumta të grup moshave të ndryshme në vendin e parë, dytë e tretë, ku në një shkrim të tillë nuk mund të përshkruhen.
Kudo që janë zhvilluar garat, në Kosovë, shtetet ballkanike në Evropë e botë (Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, Zvicër, Indonezi, Kroaci, etj), klubi karatesë “AS” ka qenë i ftuar dhe pothuajse në të gjitha këto gara ka fituar medalje të arta, argjenda e të bronzta e shpesh duke qenë edhe të parët në Ballkan, e Evropë.
Po ndalemi vetëm për sukseset në vitin 2015, në mënyrë që të kemi një pasqyrë, se kështu, bile edhe më mirë ka qenë edhe në vitet e kaluara të rrugëtimit të klubit të karatesë “AS”.
Kështu në vitin 2015 mori pjesë në turne, kampionate e gara të shumta. Në Kosovë mori pjesë në 10 turne shtetërore dhe tri ndërkombëtare (dy në Mal të Zi e një në Maqedoni). Po ashtu mori pjesë në dy kampionate shtetërore në Prishtinë (një për fëmijë grup mosha Junior dhe një për Senior). Mori pjesë edhe në kampionatin mbarëkombëtar në Tiranë (Shqipëri), në kampinonatin Ballkanik për grup mosha të reja në Hercegnovi ( Mal i Zi) dhe për Junior e U 21 në Dubrovnik (Kroaci ). Mori pjesë po ashtu edhe në kampionatin Evropian Junior dhe U 21 në Cyrih të (Zvicër) si dhe në kampionatin botëror Junior dhe U 21 në Jakarta ( Indonezi)
Në të gjitha këto evenimente, përkatësisht gara në vitin 2015 , Klubi “AS” fitoj 72 medalje, prej tyre: 24 te arta, 17 të agjenda dhe 31 të bronzta.
Vlen të theksohet se KLubi “AS” është fitues i kupës dhe vendit të parë në grup moshën e Kadetëve femra në Ulqin, Tahir Ajvazi është shpallë garuesi me i mirë duke fituar kupën në turneun ndërkombëtar të karatesë për nder të ditës së çlirimit të Podujeves, Hatigje Zejnullahu Kumite, 47 kg, doli e IV në kampionatin ballkanik në Hercegnovi, Tahir Ajvazi në grupmosaht Junior + 76 kg, u radhit në vendin e VII në kampionatin evropian në Cyrih si dhe fitoi 2 lufta në kampionatin botëror në Indonezi.
Derisa brenda klubit të karatesë “AS” ndër garuesit më të mirë u shpallën: Belina Rashiti me 22 medalje të fituara në vitin 2015 ( 6 të arta, 5 të argjenda e 11 të bronzta) dhe Hatigje Zejnullahu me 17 medalje të fituara në vitin 2015 ( 4 të arta, 5 të argjenda e 8 të bronzta) dhe Olt Ademi, tetëvjeçar, një talent i ri, i cili premton shumë. Ai ka fituar 8 medalje të arta, 2 të argjenda dhe 2 të bronzta.. /2L ONLINE/