DYLON

Karakteristikë e ditëve të fundit, një vetëvrasje e dy tentim vrasje

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Autoritetet Policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur se ditëve të fundit të këtij viti janë regjistruar në statistikat policore një vetëvrasje dhe dy tentim vrasje.

Në fshatin Buzovik të komunës së Vitisë,  ka ndodhur një vetëvrasje-varje në litar, deri sa në Viti e Gjilan janë shënuar edhe dy raste të tentim vrasjeve.

EkoHigjiena

Duke bërë të ditur për rasti ne parë, autoritetet policore kanë thënë se policia është  njoftuar për  një rast  vdekjes së dyshuar (vetëvrasjes-), viktimë e të cilit rast është i ndjeri K. Sh i lindur 1962, i cili ishte gjetur i varur në një pemë (dru frutor) prapa shtëpisë së tij.  

Është njoftuar  prokurori kujdestar  i cili së bashku me njësitet hetimore nga NJHR-së ka qenë prezent në vendngjarje. Ekzaminimi i vendit të ngjarjes është bërë nga hetuesit e krim-teknikës, ekzaminimi i trupit të pajetë të–të ndjerit është bërë nga ekzaminerët e IML-së, e konstatimi i vdekjes paraprakisht nga mjekët e QKMF-së. Nuk janë vërejtur shenja të dhunës fizike në trupin e viktimës.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit dhe  me qëllim të përcaktimit rrethanave të vdekjes, trupi i pajetë i të ndjerit , është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore-Autopsi në IML në Prishtinë. Hetimet lidhur me rastin e njëjtë janë në vazhdim e sipër, dyshohet se motivi i vetëvrasjes është gjendja e rëndë sociale.

Ndërsa një tentim vrasje është shënuar po në Viti, në rrugën ”Hasan Kabashi“, ku derisa ankuesit ishin duke lëvizur me veturën e tyre Wolksvagen Golf 2 me targa vendore  me ngjyre ne kaltër te mbyllte saktësisht përball ndërtesës se verdhë nga dy persona te panjohur është shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre me ç’rast është goditur vetura e tyre  me dy plumba;njëra në anësoren e majtë përpara dhe tjetra në derën e majtë të shoferit ku fatmirësisht nuk ka pas viktima. Patrulla e policisë ka dal  në vendngjarje  ku ka  gjetur  (pesë) 5 gëzhoja. Lidhur me rastin ne fjale është njoftuar Prokurorja për Krime te Renda  .Hetimet vazhdojnë.

Ndërsa rasti i tretë është shënuar në parkingu “Inter-EX” –Gjilan, ku po ashtu është vlerësuar nga Policia si   rast i tentim vrasjes.

Policia pas pranimit të informatës përmes telefonit 192 se te parkingu I “Inter-EX” ka ndodhure një mosmarrëveshje ne mes dy palëve ka dal me urgjencë në vendngjarje . E gjithë kjo kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje të më hershme që kishin  pasur te dyshuarit për shkak të një lidhje familjare te me hershme.  

Në parkingun e  kësaj qendre janë takuar rastësisht  dhe fillimisht kishin fyer me fjalë njëri me tjetrin e më pastaj i dyshuari M.R i lindur 1971  ka hy në veturë dhe ka drejtuar veturën në drejtim të E.R i lindur 1972  duke e  goditur në këmbë. Me qe raste E.R  ka  pësuar lëndime trupore për çka dhe posedon raporte mjekësor.

Pas kësaj i dëmtuari ka sulmuar te dyshuarin M.R  ne veturë me një mbajtës të ombrellës,  me ç’rast i  dëmton  veturën.

Me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit ndalen në mbajtje për 48 orë, lënda i referohet PPTH-Gjilan./2lonline/