DYLON

Karabinierët italian ndihmojnë Hendikosi-in

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Dega e Handikos-it në Gjilan ka pranuar një donacion nga Karabinierët Italian pesë karroca dhe një numër të konsiderueshëm veshmbathje verore, ka bërë të ditur për 2L ONLINE, Fatmir Shurdhani, përfaqësues i Handikos-it.

Shurdhani tha se dy karroca të reja janë karroca tualeti që ua lehtëson qasjen personave me aftësi të kufizuara në tualete dhe tri karroca të tjera standarde. “Veshmbathjet verore nga tridhjetë palë ua kemi nda zyrave lokale në Kamenicë dhe Viti, ndërsa pjesa tjetër e veshmbathjeve verore rreth njëqind e pesëdhjetë palë kanë mbetur për anëtarët e degës”, thotë Shurdhani.

EkoHigjiena

Sipas tij, përveç donatoreve ndërkombëtarë edhe donatorët lokal kanë filluar ta kuptojnë rëndësinë e Handikosit dhe personave me aftësi të kufizuara kështu qe Sabit Salihu ka dhuruar dy shtretër elektrikë të cilët u hyn në punë shumë personave me aftësi të kufizuara.

“Kur jemi te donatorët nuk mundem pa e përmendur edhe zyrën e kryetarit të Komunës e cila na e ka përkrahur kampin veror i cili organizohet që katërmbëdhjetë vite me radhe. Përfitues të kampit veror Durrësi 2014 nga komuna e Gjilanit ishin shtatë persona me aftësi të kufizuara prej tyre pesë janë të përkrahur nga zyra e kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ndërsa dy persona me aftësi të kufizuara janë të përkrahur nga projekti i drejtorisë së Handikosit në Prishtinë, të perkrahur nga Roberto Bazzoni (Onlus) Honoring a momory…and a mision”, thotë Fatmir Shurdhani i Handikos-it. .2L ONLINE/