Kapsllëku përcaktohet si një problem që përgjithësisht prek seksin femër dhe që karakterizohet nga një ndryshueshmëri të transitit intestinal e shoqëruar me probleme të evakuacionit.
Si shkaktarë kryesore të kapsllëkut mund të përmenden ndryshimet e zakoneve të përditshme, udhëtimet, ushqimi i pa balancuar, stresi, jeta sedentare, mungesa e lëvizjeve, marrja e ilaçëve, sëmundje te ndryshme, dehidratimi i organizmit dhe pirja e paket e ujit.
Sa i takon masave për kurimin e tij, këshilla e parë është pirja në sasi e ujit dhe e fibrave ushqimorë. Fibrat ushqimorë janë në gjendje të shtojnë volumin e masës ushqimore dhe përmirësojnë punën e aparatit tretës.
Fibrat janë përgjithësisht përbërës të pa tretshëm ose pjesërisht të tretem të ushqimeve, veçanërisht në fruta, drithëra dhe zarzavate.
Këto fibra janë në gjendje të formojnë në zorre një masë të tillë të ngjashme me atë të një sfungjeri i cili përmban brenda sasi të mëdha uji duke përcaktuar një shtytje më të madhe të muskulaturës intestinale dhe zgjuar zorrën.