DYLON

Kapiteni Kastrati vazhdon me Gjilanin deri në vitin 2021

Kapiteni Kastrati vazhdon me Gjilanin deri në vitin 2021
Avatar photo Elife Sherifi

Ylber Kastrati ka vazhduar edhe zyrtarisht me ekipin e Gjilanit. Kapiteni i deritanishem ka vendosur t’i mbrojë ngjyrat kuq e bardh.

Lajmin për rinovimin e kontratës me kapitenin e ‘kuqebardhëve’ e ka bërë publik vetë faqja zyrtare e klubit.

Ky eshte postimi i Sc Gjilanit:

EkoHigjiena

“SC Gjilani sot ka arritur marrëvshjen për zgjatjen e bashkëpunimit me kapitenin e skuadrës, Ylber Kastrati, i cili do ti vijoj paraqitjet e tijë në ekipin kuq e bardh.

Marrëveshja e re me mbrojtësin e qendrës, njëkohësisht dhe kapitenin e skuadrës, është e vlefshme deri në Qershor të vitit 2021.

Kujtojmë se Kastrati ka vijuar paraqitjet e tijë për Gjilanin që prej më shumë se 10 viteve dhe ai do ti vazhdoj ato me klubin edhe për dy sezone të tjera, ku do ta bartë fanellen e ekipit kuq e bardh”, thuhet në njoftim.