Pikëpyetja se kush do jetë kapiteni i ri i Zvicrës është vendosur. Trajneri Petkoviç në konferencën për shtyp, të mërkurën, është përgjigjur mbi pyetjen e shumë komentatorëve sportivë.
“Në këtë çështje nuk ka polemikë. Gökhan mungon gjatë këtyre dy ndeshjeve. Ndërsa nga fillimi ishte e qartë se kush është kapiteni i parë, i dytë dhe i tretë.”
Më qartë: Lichsteiner është numri dy, ndërsa Behrami i treti në këtë ranglistë përcjell botasot.info.
Të premten pra kapiteni i ri i zviceranëve do jetë mbrojtësi i Juventusit, ndërsa në rast se ky do mungojë, Valon Behrami do e zëvendësojë atë./Bota sot/