Kapiteni i FC Dritës, Ardian Limani vazhdon të tregoj aftësi të liderit dhe jo vetëm në fushën e blertë. Limani herë pas here është i kujdesshëm që në raste të vecanta të tregojë një anë tjetër të medaljes së një futbollisti, aspektin njerëzor e solidar.
Derisa, ditë më parë klubi Drita shpërndau dhurata për fëmijët e Qendrës “Pema” në Gjilan, kapiteni sot ka zgjedhur që përmes një kartolinë online t’ua uroj Vitin e Ri gjithë futbolldashësve, me fokus tifo-grupit përkrahës të Dritës, “Intelektualëve”, shkruan 2LONLINE.com.
Kjo është kartolina dhe fjalët uruese të Ardian Limanit, kapiten i Dritës.