DYLON

Kapet preshevari me 22 emigrantë ilegalë

Avatar photo Redaksia

Dymbëdhjetë shtetas të huaj janë gjetur të fshehur në furgonin i cili është ndaluar në pikën e pagesës së autostradës “Nais”, kurse edhe dhjetë të tjerë ishin në veturën tjetër i cila tentoi ti ikë policisë.

Furgoni i markës “Opel” drejtohej nga Kadriji F. (20) nga Presheva dhe kundër tij të martën është ngritur padi penale për dyshimin se ka bërë trafikim me qenie njerëzore. Në mesin e dymbëdhjetë shtetasve të huaj pa dokumente udhëtimi, të cilët gjendeshin në furgon, ishin edhe dy fëmijë.

EkoHigjiena

Makina e dytë ka tentuar që ti ikë patrullës policore, mirëpo shoferi ka humbur kontrollin ndaj veturës duke dalë nga rruga. Në këtë veturë, siç thotë kumtesa e policisë, ishin 10 emigrantë, transmeton Titulli.

22 shtetasit e huaj, që kryesisht vinin nga Eritrea, Afganistani dhe Siria, në  Serbi kanë hyrë nga drejtimi i Maqedonisë. Prej këtyre 22-ve, pesë kanë kërkuar azil, ndërsa 17 të tjerët janë dërguar te gjykatësi për kundërvajtje i cili i ka caktuar dënim në të holla me nga 14.000 dinarë, apo dënim me burg prej 14 ditëve.

Vlen theksuar se ky është rasti i dytë brenda shtatë ditëve që preshevarët janë të përfshirë në trafikim me qenie njerëzore.

Më datë 14 të këtij muaji Ejup S. (20) nga Presheva u kapë gjatë trafikimit të tetë emigrantëve në vendin Katun, në autostradën Nish-Beograd.

Ai me këtë rast kishte tentuar ti ikë policisë duke kërcyer nga vetura e cila ishte në lëvizje

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.