/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se në rrugën “Mulla Idrizi”, në Gjilan, patrulla nga stacioni policor i Gjilanit ka ndaluar një qytetar dhe gjatë verifikimit ka rezultuar se ky person posedon urdhëresën nga Gjykata Themelore në Gjilan, ai ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej 6 muaj. Personi ne fjalë është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës. /2L ONLINE/