DYLON

Kapet me narkotik në veturë, i bastiset edhe shtëpia!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë brë me dije se në Gjilan, është ndalur një veturë me targa lokale, të cilën e drejtonte një i dyshuar e ku gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar dy qese (219.4 gr) substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Sipas raportit të policisë me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake janë bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar: 1370 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, 1829.1 gr eksploziv, 400 euro, dy (2) telefona celularë, një (1) peshore digjitale si dhe vetura me të cilën ishte duke lëvizur i dyshuari.

EkoHigjiena

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.