/2L ONLINE/ – Në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan, Policia e Kosovës, hetuesit anti-drogë nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, pas hetimeve të bëra kanë ndalur personin e dyshuar, ku gjatë kontrollimit i janë gjetur dhe sekuestruar pesë (5) paketime te vogla me substance narkotike të dyshuar e llojit Marihuan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se i dyshuari është shoqëruar ne stacionin policore dhe është intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës.
Substancës narkotike iu është bërë testi fushore ku ka rezultuar pozitiv në marihuanë me peshë të përgjithshme 1.9 gram.
“Lidhur me rastin në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe 439 € dhe vetura Opel Corsa me targa 06. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit cila ka urdhëruar ndalimin e personi për 48 orë, dhe lënda i dorëzohet Prokurorisë Themelore-Gjilan për hetime të mëtutjeshme”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/