/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës, njësitet e stacionit policore në Gjilan gjatë zbatimit të planit Operativë në kërkim të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, kanë kryer kontroll në një kafiteri në rrugën “Avdulla Presheva” në Gjilan me ç’rast një person që ishte në kafiteri me të parë policët ka nxjerrë nga xhepat një qese plastike që besohet të jetë substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe e ka hedhur në tokë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policore ku edhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Substancës narkotike me peshë 0.7 gram iu është bërë testi fushorë ku ka rezultuar pozitiv në Marihuanë.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar që rasti të dërgohet në procedurë të rregullt në Gjykatë. /2L ONLINE/
fotoilustrim/