/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës Njësitet e Trafikut Rajonal në Gjilan, në “rrugën e Prishtinës” në Gjilan . kanë ndalur personi e dyshuar Shqiptar Shtetas i Serbisë me banim në Komunën e Bujanocit, i cili ishte duke drejtuar veturën e tipit VW-Jetta me tabela serbe, ku gjatë një kontrolle rutinë, në bagazhin e veturës, kanë gjet një sasi të konsiderueshme të barnave, 8 (tetë) paketa me barna të llojeve të ndryshme për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumentacioni përkatës.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit si dhe njësiti i Doganës së Kosovës. Njësitet e Doganës së Kosovës kanë bërë kontrollimin dhe numërimin fizik të sasisë dhe llojit të barnave, rasti do të jetë nën mbikëqyrje të doganës deri në përfundimin e procedurës. I dyshuari ёshtё intervistuar nё prani tё avokatit tё tij, është njoftuar edhe Zyra Ndërlidhëse-Prishtinë, lidhur me rastin.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në Qendrën e Ndalimit në Gjilan për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/
Fotoilustruese