DYLON

Kapet hajni që vidhte në xhami, një tjetër në kërkim

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Që nga muaji janar i këtij viti në qytetin e Gjilanit kanë ndodhur tri raste të vjedhjeve të rënda në objektet fetare (xhami),ku në të tria këto raste të dyshuarit fillimisht kanë hapur me forcë dyert e Xhamive dhe pastaj nga hapësirat e brendshme kanë vjedhur kutitë në të cilat besimtarët mysliman hedhin para si ndihmë për personat në nevojë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se nga momenti kur është paraqitur rasti i parë njësitet e hetimeve nga stacioni policor kanë punuar intensivisht për zbardhjen e këtyre rasteve.

EkoHigjiena

“Përmes rrugëve operative kanë pranuar disa informata mbi identitetin e kryesve të mundshëm të këtyre rasteve ku më datën 18.03.2014 kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin F. K. nga fshati Bresalc-Komuna Gjilan. I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe janë gjet fakte të qëndrueshme se ai së bashku me të dyshuarin L. M. po nga fshati Bresalc, kishin kryer të tria rastet e vjedhjeve në objektet fetare (xhami)”, ka thënë Hashani.

Sipas tij, të dyshuarit në fjalë në bashkëveprim më datën 27.01.2014 kanë kryer vjedhjen tek xhamia në Rr.”Fadil Jakupi” në Gjilan,rasti,,Vjedhje e Rëndë’’, pastaj më datën 11.03.2014 ata kanë kryer vjedhje në dy xhami në Gjilan (në rr.Fadil Jakupi dhe në lagj.Dardania) rastet po ashtu ,,Vjedhje e Rëndë’’.

“I dyshuari L. M. gjendet në arrati dhe është në kërkim të policisë, ndërsa i dyshuari F. K. me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë dhe ndaj të njëjtit është ushtruar kallëzimi penal për tri rastet ,,Vjedhje e Rëndë’’”, ka thënë Hashani. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.