DYLON

Kapet hajni që vidhte në market

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Dyshohet për vjedhje, kapet nga sigurimi i marketit, e pasi lajmërohet policia, vijnë dhe e marrin. Tani ai është ndalë për 48 orë dhe se do të përballet me drejtësinë pasi, sipas policisë, ka fakte të besueshme se i arrestuari dyshohet të jetë i involvuar edhe në disa vepra penale të po kësaj natyre.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës ka pranuar një ankesë nga, ankuesi punëtori i sigurimit, për një rast vjedhje në një Market këtu në Gjilan. Patrulla Policore e Njësitit Reagues, ju ka përgjigjur ankesës ku në vendin e ngjarjes kanë takuar ankuesin së bashku me një person të dyshuar i cili sipas ankuesit kishte vjedhur gjësende të ndryshme.

EkoHigjiena

“Te i dyshuari B. G. nga Prishtina, janë gjet dhe konfiskuar dëshmi se e ka kryer veprën “Vjedhje”. I dyshuari me fakte të besueshme dyshohet të jetë i involvuar edhe në disa vepra penale të po kësaj natyre”, ka thënë Hashani.

Sipas tij, me vendim të Prokurorit për krime të përgjithshme, i dyshuari ndalet për 48 orë në qendrën e ndalimit, kurse rasti i kompletuar i dorëzohet Prokurorisë në Gjilan. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.