(2L ONLINE) – Dyshohet për vjedhje, kapet nga sigurimi i marketit, e pasi lajmërohet policia, vijnë dhe e marrin. Tani ai është ndalë për 48 orë dhe se do të përballet me drejtësinë pasi, sipas policisë, ka fakte të besueshme se i arrestuari dyshohet të jetë i involvuar edhe në disa vepra penale të po kësaj natyre.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës ka pranuar një ankesë nga, ankuesi punëtori i sigurimit, për një rast vjedhje në një Market këtu në Gjilan. Patrulla Policore e Njësitit Reagues, ju ka përgjigjur ankesës ku në vendin e ngjarjes kanë takuar ankuesin së bashku me një person të dyshuar i cili sipas ankuesit kishte vjedhur gjësende të ndryshme.
“Te i dyshuari B. G. nga Prishtina, janë gjet dhe konfiskuar dëshmi se e ka kryer veprën “Vjedhje”. I dyshuari me fakte të besueshme dyshohet të jetë i involvuar edhe në disa vepra penale të po kësaj natyre”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, me vendim të Prokurorit për krime të përgjithshme, i dyshuari ndalet për 48 orë në qendrën e ndalimit, kurse rasti i kompletuar i dorëzohet Prokurorisë në Gjilan. /2L ONLINE/