DYLON

Kapet hajni në flagrancë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Policia në Kamenicë përmes telefonit ka pranuar një informatë se tek ferma në fshatin Ropotovë, që është pronë shtetërore, është  një vjedhje në progres.

Ismet Hashani zëdhënës i Policisë ka bërë me dije se patrulla në vendin e ngjarjes kishte takuar personin me emrin L. Gj, serb-shtetas i Kosovës, i lindur me 1968  në Kamenicë tani me banim në fshatin Kollolleq, i cili  kishte të ngarkuar në rimorkion e traktorit, tabela te lesonitit të cilat shërbejnë për mbuloj të çatisë.

EkoHigjiena

Sipas toger Hashanit, ai në  traktor kishte të ngarkuara 65 tabela të lesonit dhe 20 kapak për destinim të mbulojave të kulmeve. I njëjti  me traktorin e tij është sjellur në stacion policor në Kamenicë. Gjatë intervistimit i njëjti deklaron se me të ishte edhe D. S. 1971 nga Ropotova, që po ashtu është sjellë në stacion policor për intervistim.

“Pas kontaktit me prokurorin e shtetit, ai urdhëron që dy personat e dyshimtë të sjellën në prokurori të Gjilanit për inetervistim nga ana e prokurorit. Pas intervistimit nga ana e prokurorit  është urdhëruar që i dyshimti D. S.  të ndalohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa  ndaj të dyshimtit tjetër L. D. lënda dërgohet në procedurë  të rregullt. Traktori konfiskohet deri në urdhrin tjetër nga ana e prokurorit”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2lonline/