Kapen të dyshuarit për vjedhje në Universitetin e Gjilanit

Kapen të dyshuarit për vjedhje në Universitetin e Gjilanit

Më datë 20 prill 2019, Policia e Kosovës, njësia e hetimeve pran stacionit policor në Gjilan, ka arrestuar dy të dyshuar, shqiptar shtetas të Kosovës, pasi që gjatë zhvillimit të hetimeve janë siguruar prova të qëndrueshme se të njëjtit më datën 17 prill 2019, në intervalin kohorë 23:00-06:40, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëveprim, kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Të dyshuarit, dyshohet se përmes një dritare të cilën e kanë hapur me forcë, kanë depërtuar në depon e logjistikës së Universitetit, me ç’rast kanë vjedhur katër ” Lap-Top” së bashku me bateritë mbushëse, një shpërndarës USB, një vulë dhe katër USB-Memorie”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Sipas tij, të gjitha gjërat e vjedhura janë konfiskuar nga të dyshuarit dhe i janë kthyer pronarit legjitim Universitetit “Kadri Zeka”-Gjilan.

Rasti i kompletuar dërgohet në Gjykatë.

KOMENTE