/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Ponesh të Gjilanit, është raportuar për gjueti të paligjshme, ku ankuesi, përgjegjës nga shoqata e gjuetarëve, ka raportuar se ka takuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar së bashku me një person tjetër që dyshohet se janë duke bërë gjueti të kundërligjshme.
Njësiti policor ka ndaluar në një pikë kontrolli të dyshuarin dhe në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie Shot Gun të cal. 12 mm me dy fishekë me leje të skaduar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/
/fotoilustruese/