2L ONLINE) – Policia e Kosovës ka bërë të ditur për tri raste të veçanta kur i ka ndalur tre persona që kërkoheshin me urdhëresa të lëshuara nga Gjykata e Gjilanit.
Në dy raste të ndara, në Gjilan, njësitet patrulluese gjatë një kontrolli rutinë kanë ndalur dy persona ku njëri kishte urdhëresë për mbajtjen e njëzetë e dy (22) ditëve burg efektiv gjersa tjetri po në bazë të urdhëresës kishte tre (3)muaj burg efektiv.
Ndërsa, rasti i tretë, po të njëjtën ditë, raportohet nga Aeroporti i Prishtinës, ku është ndaluar personi shqiptar shtetas i Kosovës, i cili pas verifikimit ka rezultuar se kërkohet me urdhërarrest nga Gjykata e Gjilanit për vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 6 ditëve burg efektiv.
Që të tre personat janë dërguar menjëherë në burgun e Dubravës, për vuajtje të dënimeve. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/