DYLON

Kapen në flagrancë duke vjedhur, arrestohen dhe ndalohen për 48 orë

Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar dy persona, për një rast “Vjedhje e rëndë”.

“Me 04 shkurt 2020, rreth orës 21:20, këtu në Gjilan, në Rr. “Mulla Idrizi” , nga ana e policisë së Kosovës stacioni policor i Gjilanit janë arrestuar dy të dyshuar shqiptar shtetas të Kosovës, viti i lindjes (2000) dhe (2001) , për një rast “Vjedhje e rëndë’’”, ka thënë Hashani.

Sipas tij, të njëjtit janë kapur në flagrancë derisa ishin duke kryer vjedhje të kabllove nga një automjet i parkuar i tipit “Furgon” pronë e ankuesit , shqiptar shtetas i Kosovës, derën e të cilit dyshohet se e kanë hapur me forcë.

EkoHigjiena

“Këta të dyshuar së bashku edhe me dy të dyshuar tjerë të cilët për momentin gjenden në arrati, (të njohur për Policinë), dyshohet se tek vendi i njëjtë kanë kryer edhe dy raste tjera të “vjedhjeve” të kabllove ku vlera e përgjithshme e dëmit sipas ankuesit është e konsiderueshme”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Të dyshimtit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Me vendim të Prokurorit të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.