DYLON

Kapen me drogë preshevari dhe bujanocasi

Avatar photo Redaksia

Policia kufitare në pikën Kelebia ka arritur që të kapë dy persona që kontrabandoninë drogë të llojit heroinë nga Serbia në Hungari. Me një kilogram drogë janë arrestuar A.H. nga Presheva dhe S.A. nga Bujanoci.

Gjatë kontrollimit në makinën “BMW 535” të cilin e drejtonte A.H. është gjetur një kilogramë heroinë, në dy paketime në pjesën e përparme të makinës, nën filtrin e ajrit, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, transmeton Titulli.

EkoHigjiena

Të dyshuarve i është caktuar masa e paraburgimit deri në 48 orë dhe ata, me paraqitjen për vepër penale, do të dalin para prokurorisë së lartë publike në Suboticë.

Këtë aksion të dielën e kanë ndërmarrë pjesëtarët e policisë kriminale, me asistim të policëve kufitar, thuhet në njoftim

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.