DYLON

Kapen hajnat

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Pas veprimeve hetimore dhe një pune efektive të policisë, tre të dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve kanë përfunduar në pranga të policisë. Sipas autoriteteve policore rasti ka ndodhur në rrugën “Malësia”, në Gjilan, ku njësiti policor pas veprimeve hetimore dhe një pune efektive ka arrit të identifikoj dhe të arrestojë tre të dyshuar, meshkuj K/Shqiptar, të cilët kishin kryer disa vjedhje.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

Ndër ngjarjet tjera, brenda 24-orëshit të fundit policia ka raportuar edhe për një arrestim të personit të kërkuar.

Në fshatin Skifteraj të Vitisë, njësiti policor në bazë të urdhëresës së Gjykatës ka arrestuar të dyshuarin K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës. /2L ONLINE/

/fotoilustrim/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.