/2L ONLINE/ – policia e Kosovës nuk e kishte harruar një vjedhje që kishte ndodhur në dhjetorin e vitit të kaluar kur në një shtëpi në rrugën “Fatmir Ibishi” në Gjilan kishte ndodhur një vjedhje ku pre e hajnave kishte qenë një Tv-Plazma i markës ,,Samsung’’. Hetimet për ktë kishin vazhduar dhe tani policia ka kapur të dyshuarit për këtë vjedhje por bastisjeve, deklaratave të të dyshuarve ka dal në sipërfaqe se ata janë të involvuar edhe në vepra tjera penale.
Toger Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se pas hetimeve të zhvilluara për rastin, Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve pranë Stacionit policor në Gjilan, përmes rrugëve operative kanë arrit që të identifikojnë të dyshuarit e rastit të cilët i kanë arrestuar dhe shoqëruar në lokalet e hetimeve, ku edhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Nën pranga janë vënë tre të dyshuar, E. S. F. A. dhe një tjetër i mitur lidhur me këtë rast si dhe disa raste të tjera.
Toger hashani ka thënë se gjatë bastisjeve në shtëpitë e të dyshimtëve, si dhe deklaratave të tyre janë gjet dëshmi të qëndrueshme se këta janë të involvuar në një zinxhirë veprash penale si: “Grabitje”, “Vjedhje të rënda’’, dhe një seri së paku prej disa “vjedhjeve”, në lokacione të ndryshme nëpër Markete në qytetin e Gjilanit.
“Të dyshaurit E. S. (1989), dhe F. A.(1991),pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. I dyshuari i tret i mitur me vendim të Prokurorit të Shtetit është liruar gjersa lënda e tijë procedohet në Gjykatë në procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënësi ismet Hashani. /2L ONLINE/
/fotoilustruese/