DYLON

Kapen duke bërë shitblerje të marihuanës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Autoritetet Policore kanë bërë me dije se në rrugën “Mustafë Koka”, në Viti, janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit janë hasur duke bëre shitblerje të substancave narkotikëve të llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e njërit nga të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar : një revole TT me një karikator, 13 fishekë, një mulli për bluarjen e marihuanës, dy telefona mobilë, 31 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit hashash, një thithëse të argjilës, para të gatshme 950 euro me bankënota të ndryshme, 34 paketime rizlla për mbështjellje.

EkoHigjiena

Në raportin e policisë thuhet se pas gjetje së këtyre gjësendeve me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /2L ONLINE/

fotoilustrim

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.