Njëstiet e Doganës së Kosovës kanë organizuar kontrolle në tri barnatore në qytetin e Prishtinës.
Me këtë rast është hasur në 482 artikuj të ndryshëm (482 lloje te Barnave) te kontrabanduar / pa dokumentacion përcjellës, me vlerë rreth 10,000.00 Euro.
Me kete rast malli është sekuestruar dhe është proceduar me tutje në procedurë kundërvajtës.
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. /2LONLINE/