Dogana e Kosovës në pikën doganore të Vërmicës ka arritur të parandalojë dy raste të tentim kontrabandimi me mallra të ndaluara. Në rastin e parë janë kapur gjatë tentim kalimit të kufirit mbi 6 kg substancë narkotike. Kurse në rastin e dytë oficerët doganorë parandaluan kontrabandimin e municionit, ku tek një shtetas kosovar u kapen mbi 600 fishekë të kalibrit 7,62.
Në orët e pasditës Dogana dhe Policia kufitare kanë ndalur për kontrollë të përbashkët një veturë me targa të Kosovës, në të cilën udhëtoni dy shtetas të Kosovës, transmeton rtk.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur, në brendësi të mbrojtësit të pasëm janë gjetur 9 pako substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Pas matjeve është konfirmuar se sasia e përgjithshme ishte 6,8 kilogram. Personi i dyshuari është arrestuar nga ana e Policisë si dhe është konfiskuar automjeti, thuhet në njoftim.