Kapelani i KFOR-it, nënkoloneli Jacob Scott dhe Komandanti i LMT Halil Arda Balik, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, ku u pritën nga kryetari Këshillit, Naim Aliu.
Kryetari Aliu e falënderoi nënkolonelin Scott për punën dhe të angazhimin e tij në sferën e sigurisë si dhe përkushtimin e tij rreth aktiviteteve fetare në kampin Bonstil. Ai gjithashtu falënderoi edhe komandantin e LMT kapitenin Halil Arda Balik për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që LMT ka me KBI në Gjilan.
Kryetari Aliu ndër tjerash njoftoi mysafirët për punën e KBI- së dhe vështirësitë e aktiviteteve të Bashkësisë Islame gjatë kohës kur po përballemi me pandemi.
Gjatë diskutimit u vlerësua lartë bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivon dhe promovon Këshilli i Bashkësisë Islame në vazhdimësi. /2LONLINE/