Kapelani i KFOR it majori Nielsen dhe Komandanti i LMT Arslan, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan
Kapelani i KFOR it majori Nielsen dhe Komandanti i LMT Husein Arslan, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, ku u pritën nga kryetari Këshillit, Naim Aliu.
Kryetari Aliu e falënderoi majorin për punën dhe të angazhimin e tij në sferën e sigurisë si dhe përkushtimin e tij rreth aktiviteteve fetare në kampin Bondstill. Ai gjithashtu falënderoi edhe komandantin e LMT togerin Husein Arslan për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që LMT ka me KBI në Gjilan.
Kryetari Aliu ndër tjerash njoftoi mysafirët për punën e KBI- së derisa falënderoi angazhimin e trupave të NATO-s për kontributin e tyre në sferën e sigurisë.
Gjatë diskutimit u vlerësua lartë bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivon dhe promovon Këshilli i Bashkësisë Islame në vazhdimësi. /2LONLINE/
