Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës Komunës së Gjilanit
Komuna e Gjilanit ka pranuar një donacion shumë të rëndësishëm nga Kantoni i Cyrihut, i cili ka dhuruar një automjet modern zjarrfikës për Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.
Në ceremoninë e pranimit të këtij donacioni ka marrë pjesë edhe Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani.
Drejtori Shabani pasi i ka përshëndetur të pranishmit në emrin tij personal, si dhe në emër të Kryetarit të Komunës, Alban Hyseni dhe në emër Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Gjilan, ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për kontributin e çmuar për instucionet e Kantonit të Cyrihut.
Ai ka thënë se donacioni i automjetit zjarrfikës, së bashku me pajisjet përcjellëse, për Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Gjilan, përbën një mbështetje jashtëzakonisht të rëndësishme për rritjen e kapaciteteve tona në mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë.
Shabani shtoi se ky donacion përfaqëson një mbështetje të çmuar për rritjen e kapaciteteve operacionale në menaxhimin e emergjencave dhe forcimin e sigurisë për qytetarët tanë.
“Ky Automjet do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e reagimit të shpejtë dhe efikas në raste zjarri dhe situata të tjera emergjente. Ky donacion është realizuar falë bashkëpunimit dhe angazhimit të bashkatdhetarëve dhe humanistëve tanë përfaqësuesve të Shoqatës “17 Shkurti ” z.Taulant Foniqi dhe z.Ilijaz Ilijazi si dhe z. Driton Tahiri nga Malisheva e Gjilanit i cili jeton dhe vepron në Zvicër”, ka thënë drjetori Shabani.
Ai shto ise në mënyrë të veçantë, Komuna e Gjilanit falënderon:z. Mario Fehr, anëtar i Qeverisë së Kantonit të Cyrihut,z. Daniel Wäfler, anëtar i Këshillit Kantonal,z. Renato Mathys, Shef i shërbimit të Zjarrfikjes.
“Ky donacion është edhe një urë lidhëse mes Kantonit të Cyrihut dhe Komunës së Gjilanit, duke dëshmuar se bashkëpunimi ndërmjet komuniteteve tona mund të sjellë rezultate konkrete dhe me ndikim të drejtpërdrejtë për qytetarët e dy vendeve tona. Jam i bindur se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe do të zgjerohet në fusha të tjera me interesa të përbashkëta. Ky kontributi i instucioneve të Kantonit të Cyrihut do të mbetet një simbol i miqësisë, bashkëpunimit dhe përkrahjes ndërmjet komuniteteve tona”, ka thënë Drejori Enver Shabani. /2LONLINE/
