DYLON

Kanë vazhduar dëgjimet buxhetore me qytetarë për planifikimin buxhetor për vitet 2026-2028

Kanë vazhduar dëgjimet buxhetore me qytetarë për planifikimin buxhetor për vitet 2026-2028
Avatar photo Redaksia

Kanë vazhduar dëgjimet buxhetore me qytetarë për planifikimin buxhetor për vitet 2026-2028. Zyrtarët komunalë kanë shkuar në Pogragjë, Kisnapole e Bresalc, për të marrë idetë e projekteve të qytetarëve.

Në takim morr1%n pjesë edhe banorë të fshatrave Bilinicë, Llovcë, Kokaj, Sllubicë, Gadish, Sllakovc, Gllamë, Ponesh, Livoç i Epërm dhe Vërbicë e Zhegovcit.

EkoHigjiena

Udhëheqësit  e këshillave të fshatrave dhe banorët që ishin prezent kanë paraqitë projektet e tyre primare.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, ka treguar se kanë zbarkuar në këto fshatra për konsultime me banorët të cilët propozojnë për projektet të cilat duhet të realizohen vitin e ardhshëm dhe viteve tjera.  

Kryekuvendari i Gjilanit, tregoi se buxheti i vitit 2026 pritet të jetë mbi 41 milionë euro.

Drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri, tha se nga këto dëgjime buxhetore merren kërkesat e banorëve që të inkorporohen në buxhetin e viteve të ardhshme.

Në disa nga takimet ishin edhe drejtori për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, ai për Gjeodezi dhe Kadastër Bekim Salihu, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Bejtullah Osmani, ai i Arsimit Shpend Nuhiu, këshilltarët komunalë Krenare Latifi Kçiku, Blerim Haziri e Besnik Shala nga LVV, Avdyl Aliu, Latif Maliqi dhe Sami Ahmeti nga LDK dhe zyrtarë të tjerë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.