DYLON

Kanë përfunduar zgjedhjet në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan janë mbyllur me kohë të gjitha qendrat e votimit. Nga 3.308 studentë me të drejtë vote për zgjedhjet studentore 2015 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor të UKZ-së, kanë votuar 1047 studentë apo 31.65 % e studentëve me të drejtë vote.

Po ashtu sipas KQZ-së në UKZ, i gjithë procesi zgjedhor është zhvilluar normalisht dhe nuk është evidentuar asnjë parregullsi. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, dalja në votime është e knaqëshme.

EkoHigjiena

Rezultatet preliminare, nga KQZ, për Zgjedhjet Studentore do të publikohen më 07.05.2015, ndërsa ato përfundimtare më 11.05.2015. Kurse konstituimi i Këshillit Studentor bëhet gjatë periudhës 18.05.2015 deri më 20.05.2015. Ndërsa konstituimi i Parlamentit Studentor bëhet më 21.05.2015.

Ndryshe në garë kanë qenë 2 organizata studentore të cilat kanë garuar për zgjedhjet studentore 2015 në Universitetin “Kadri Zeka”, për Këshilla të studentëve të fakulteteve dhe për Parlament të studentëve. Ato janë: Organizata Unioni Studentor Pro Evropian (USPE) dhe Lëvizja Studentore e Kosovës (LSK). /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.