DYLON

Kanë përfunduar punimet në 13 rrugë të Hodonocit, ndërsa dy rrugë të tjera janë aktualisht në proces të asfaltimit

Kanë përfunduar punimet në 13 rrugë të Hodonocit, ndërsa dy rrugë të tjera janë aktualisht në proces të asfaltimit
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Investimeve Kapitale, Blerim Murina, së bashku me ekipin e tij, kanë dalë në terren dhe kanë bërë nga afër inspektimin e punimeve në lokalitetin e Hodonocit, si e pjesë e investimeve që po realizohen në vazhdimësi në lokalitete të ndryshme të Komunës së Kamenicës.

Në Hodonoc janë përfunduar punimet në këto rrugë:  Rruga “Nuhi Morina”, Rruga “Ismajl Haki Morina”,  Rruga “Xhevat Dërmaku”, Rruga “Halit Morina”, Rruga “18 Qershori”, Rruga “Hamdi Basha”, Rruga “Musa Morina” – degëzimi 1, Rruga “Libinoci” – degëzimi 1, Rruga “Basha”, Rruga “Bujanoci” – degëzimi 1, Rruga “Bujanoci” – degëzimi 2, Rruga “Bujanoci” – degëzimi 3, Rruga “Brigada 134 Bedri Shala” – degëzimi 1

EkoHigjiena

Ndërkaq, punimet janë duke vazhduar në dy rrugë të tjera: • Rruga “Brigada 128 Sali Saramati”, Rruga “Zona Operative e Dukagjinit”.

Vlera e investimit për asfaltimin e këtyre rrugëve kap shumën prej 272,944.16 euro.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, gjatë njoftimit për qytetarët, ka theksuar se investimet në infrastrukturën rrugore janë pjesë e angazhimit të Komunës për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e barabartë të të gjitha lokaliteteve.

“Po vazhdojmë me investime konkrete në infrastrukturë, sepse përmirësimi i rrugëve nënkupton më shumë qasje, siguri dhe zhvillim për qytetarët tanë. Angazhimi ynë do të vazhdojë në të gjitha lokalitetet, pa dallim”, ka thënë Rahimaj.

Sipas tij, Komuna e Kamenicës do të vazhdojë realizimin e projekteve infrastrukturore, me fokus në përmirësimin e infrastrukturës publike dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.